SHBA dhe Rusia përplasën për Sirinë

Shtetet e Bashkuara duket se nuk kanë të njëjtin qëndrim me Rusinë sa i përket strategjisë që duhet ndjekur në kuadër të vendosjes së paqes në Siri.​ Gjatë takimit të mbajtur në Mynih, ku janë mbledhur edhe përfaqësues të tjerë të fuqive ndërkombëtare, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka zhvilluar bisedime me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Zyrtarët kanë paraqitur paraqitur ide të ndryshme, ku Kremlini ka mbështetur një triumf ushtarak të regjimit së Bashar Al-Assad, ndërkohë që Washingtoni ka propozuar një marrëveshje midis qeverisë dhe forcave opozitare.Një tjetër çështje e pazgjidhur është ajo e bombardimeve nga forcat ajrore ruse. Grupet rebele të cilat kundërshtojnë regjimin e Bashar al Assad, kanë deklaruar se nuk do të pranojnë të diskutojnë për paqe për aq kohë sa sulmet e urdhëruara nga Ministria Ruse e Mbrojtjes do të vazhdojnë.

Ndërkohë, për mediat është prononcuar edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila u shpreh se ndërkombëtarët duhet të bëjnë të pamundurën për t’i d hënë fund konfliktit. Ajo nënvizoi se përveçse në Siri, palët duhet të bashkëpunojnë më shumë edhe Irak, për të çliruar qytetet e marra nga militantët e Shtetit Islamik./lajmi.net

Leave a Reply