New York- Është zbuluar se ish-punonjësit e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA) kanë kryer pirateri në internet kundër Katarit në emër të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), transmeton (AA).
Në artikullin e “New York Times” me titull “Si humbi SHBA-ja kundër hakerëve?”, thuhet se ish-punonjësit e NSA-së ishin punësuar nga qeveria e Abu Dhabit me premtimin për një pagë të lartë dhe jetë luksoze në vitin 2014 për të kryer sulme kibernetike dhe aktivitete të inteligjencës.
Më tej në artikullin e gazetës bëhet e ditur se në punësimet e kryera përmes kompanive amerikane të ndërmjetësimit si CyberPoint me qëllim për të ndjekur të ashtuquajturat grupe ekstreme në kuadër të zgjerimit “Lufta e Amerikës me Terrorizmin” theksohet se veçanërisht në emër të EBA-së janë kryer aktivitete të piraterisë në internet kundër vendeve të rajonit.
“Që nga familja mbretërore e Katarit e deri tek Federata Ndërkombëtare e Shoqatës së Futbollit (FIFA) janë kryer pirateri kompjuterike në një gamë të gjerë të cilën EBA-ja i ka parë si armiq”, nënvizohet në artikullin ku vihet në dukje se gjatë aktiviteteve të piraterisë kibernetike në radarin e ish-punonjësve të NSA-së herë-herë kanë rënë edhe shkresat e zyrtarëve të lartë të SHBA-së.