Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Shtetet e Bashkuara në qytetin Wisconsin, ku një person ka qëlluar me armë zjarri ku si pasojë një polic dhe një person tjetër mbetën të plagosur, ndërsa disa media raportojnë se bëhet fjalë edhe për persona të marrë peng.
Ngjarja ka ndodhur në një dyqan motorash.
Fox News shkruan se dëshmitarët kanë deklaruar se kanë dëgjuar rreth 30 të shtëna me armë zjarri.
Policia ka nisur menjëherë evakuimin e zonës dhe bersonat në banesat përreth, ndërsa një person i plagosur u dërgua në spital.
Nga ana e saj policia ka deklaruar se po punon për të ruajtur sigurinë në vend.