SHBA,vdekjet nga armët në nivelin më të lartë në 32 vitet e fundit

Ekspertët thonë se efekti Covid-19 ka ndikuar në rritjen e vrasjeve

Sytë e botës ndjekin  më vëmendje sa herë kur ndodhin vrasjet në masë me armë,  që marrin jetë të pafajshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Së fundmi sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Harvardit vdekjet në vitin 2021 për shkak të armëve të   zjarrit janë në nivelin më të lartë në 32 vitet e fundit. Normat e vdekjeve të grave kanë shënuar rritje më shumë në krahasim me normat e vdekjeve tek burrat.

Brenda 32 viteve në vend janë regjistruar mbi 1 milion vdekje me armë, theksohet në studimin ku është përcaktuar se rreth 14 për qind e vdekjeve me armë e përbëjnë grave dhe se kjo normë tek burrat është 45 për qind. Në hulumtim bëhet e ditur gjithashtu se vetëvrasjet me armë janë rritur dy herë më shumë që nga viti 2015.

Por përse u rritën në mënyrë kaq dramatike vdekjet nga armët gjatë pandemisë COVID-19? Sipas ekspertëve shkaqet mund të përfshijnë çrregullime emocionale si ankthi dhe depresioni në rritje, apo qasja e lehtë tek armët në shumë shtete amerikane.

Leave a Reply