Një numër rekord i aktivistëve që, kanë punuar për mbrojtje të ambientit, janë vrarë vitin e kaluar, sipas një raporti të përpiluar nga grupi Global Witness.
Sipas raportit, 227 persona janë vrarë në botë më 2020, njëherësh shifra më e lartë për të dytin vit me radhë.
Pothuajse një e treta e vrasjeve është raportuar se ka qenë e lidhur me shfrytëzim të burimeve – miniera, agrobiznes të shkallës së gjerë, diga hidroeletrike dhe infrastrukturë tjetër.
Në raport, viktimat janë konsideruar “mbrojtës të mjedisit”, të cilët janë vrarë për mbrojtje të burimeve natyrore të cilat duhet të ruhen, përfshirë pyjet, furnizimet me ujë dhe oqeanet.
Prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Parisit për Klimën më 2015, organizata ka thënë se mesatarisht katër aktivistë janë vrarë çdo javë.
Në raport është thënë se kjo “shifër shokuese” mund të jetë nënvlerësuar për shkak të kufizimeve në rritje ndaj gazetarëve dhe lirive të tjera civile.
Kolumbia është raportuar të ketë regjistruar numrin më të madh të sulmeve, me 65 persona të vrarë vitin e kaluar./ REL