Shitet vakëfi i Shkupit për t’u paguar ekipi gostivaras i Shaqir Fetait

Shaqir Fetai është shumë i vetëdishëm se, në formën siç erdhi në pushtet, në të njëjtën formë edhe do të dëbohet nga pushteti. Prandaj ka filluar që të kërcënohet e të shantazhojë përmes “myhybve” të vetë injorantë. Strategjia e tij është që t’i largojë të gjithë ata që e ndihmuan ta falcifikojë pozitën e vet përjetë të pamerituar. Shaqir Fetai nuk e ndërron pozitën e të qenurit “ORAO-Shqiponja” për reis. Hala nuk i ka ardhur koha për të “fluturuar”, si Qenan Ismaili në vallet kapur për krahësh me të pamoralshëm

Shkruan: Samedin Musliu

Në një pyetje të gazetarit gjatë një interviste me ish-reisul-ulemanë, Sulejman ef. Rexhepi, të botuar ditë më parë në disa portale, pyetje kjo që kishte të bëjë me gabimet e ish-reisit si pasojë e mosvëmendjes apo si pasoje e gabimeve të qëllimshme, Sulejman ef. Rexhepi përgjigjet: “Gabime bëjmë që të gjithë, dikujt i kushtojnë me karrierë e dikujt me jetë, dikujt me fytyrë e dikujt me ngritje në detyrë! Dua të them që, edhe unë kam gabuar porse, betohem në gjithçka që gabimet e mia dalin të jenë vetëm si pasojë e mosvëmendjes sime, sepse, kam pasur besim të paluhatshëm në bashkëpunëtorët e mi. Për shembull, gabim trashanik dhe shkelje kushtetutare e imja është emërimi i Qenan Ismailit për Myfti të Shkupit. Kam qenë i parespektuar, qëllimisht më kanë vënë në lojë, me tendenca për ta vjedhur njërin nga organet më të rëndësishme të BFI-së! Betohem në Zot që nuk e kam ditur që Qenan Ismaili nuk ka asnjë ditë përvojë punë në BFI, ndonëse për t’u bërë Myfti kusht është që të ketë së paku pesë vite përvojë pune në BFI. Zotëria e fshehë këtë fakt, e shkelë normën kushtetutare dhe, si mjeshtër i hajnisë, e vjedh titullin “myfti”! Në këtë ndytësirë unë jam treguar i pavëmendshëm dhe, natyrisht që e konsideroj gabim flagrant, jo sjelljen e Qenan Ismailit, por administratën e BFI që nuk më ka njohtuar. ”

Qenan Ismaili – vjedhësi i postit të “myftiut”

Prandaj, sot, Qenan Ismaili, parapëlqen të jetë drejtor shkolle, të jetë drejtor televizori, të jetë gazetarë, parapëlqen të jetë spiker, të jetë punëtor humanitar, të jetë mjek, virusolog, të jetë gjithçka ku ai mund të ndjehet rehat! Pra, atij i intereson rehatllëku i vet, të cilin është në gjendje ta arrijë edhe përmes krimit! Vepër penale është genjeshtra, avansimi me gënjeshtër, vjedhja, dhe prezantimi i rrejshëm.
Këto ditë Qenan Ismaili, në një xhami të qytetit ishte përgjigjur në pyetjet e gazetarit lidhur me koronavirusin Kovid 19, me masat e myftinisë rreth ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.
Qenan Ismailit me javë të tëra i shtrohen disa pyetje që kanë të bëjnë me zhvillimin e jetës fetare në territorin e Myftinisë, por ai i ik, sepse, nuk ndjehet rehat aty! Me dhejtra pyetje i shtrohen se çka u bë me dhjetra vakëfet? Çka u bë me objektin e ish-myftinisë së Shkupit, çka u bë me objektin “Ibni Pajko”, çka po bëhet me kompleksin e godinave te ish-Komunaleci, pse kaq lirë dhe pse s’po reagohet me keqpërdorimin e parave të vakëfit të denacionalizuar në formë të letrave me vlerë?
I bëhet pyetje Qenan Ismailit se pse e shkelë Kushtetutën, pse flet hoxhallëk e thirret në “tituj shkencor” kur të gjitha i ka të blerë me para! A dëshiron që t’i publikohen edhe këto fakte?
A mund t’i shkojë lutja në vend “hoxhës” apo “myftiut” i cili hedh valle dhe përdridhet bashkë me të pamoralshmit.
Është pyetur edhe për realizimin e premtimeve kur e vodhi postin “myfti”, çka u bë me kartelat e premtuara, me lëshimin e rrogave për çdo imamë në bankë, çka u bë me rritjen e rrogave të tyre, me siguracionet e tyre, me kontributet pensionalo-invalidor?
Nuk ka përgjigje Qenan Ismaili në të tilla pyetje, sepse, ia ka zënë bishtin dera e po kuis si foshnja kur dënesë.

Planet e Shaqir Fetait për ta minimizuar peshën dhe rolin e Myftinisë së Shkupit

Ja pse nuk e deshti Sulejman Rexhepin i cili pavëmendshëm e bëri “myfti”; ja pse e tradhëtoi “bekuesin” e vet dhe u rreshtua pas njeriut me të gjitha të këqiat e mundshme, por i cili nuk ka kurrfarë kontributi në “karrierën” e Qenan Ismailit.
Madje, nuk i bëri as konkurrencë në “reisllëk” duke bërë që për herë të parë në historinë e BFI-së ta lë Myftininë e Shkupit pa kurrfarë rëndësie, pa kurrfarë roli dhe pa kurrfarë peshe! Të ishte dikush tjetër myfti, thuase do të kishte shansë Shaqir Fetai të bëhej “reis”?! Do të rrotullohej krejt globi, do t’i ndërronin vendet tokë e qiell dhe, reisllëku do t’i ngelej Shkupit, por, me Qenan Ismailin “myfti” Shkupi gjason si një geto e mbytur në pisllëkun e një rrugice të një mëhalle të një metropoli mesjetar!
Myftinia e Shkupit është myftini me më pak vakëf të denacionalizuar, ose, me më pak realizime të mjeteve matertiale të lëshuara nga qeveria si shumë për vakëfin që nuk mund të denacionalizohet si pasojë e interesit të përgjithshëm shoqëror.
Pse tani i lejohet Shaqir Fetait që t’i rrëmbejë ato para dhe t’ua ngrisë rrogën punëtorëve e t’ua sigurojë rrogat duke e lavdëruar pushtetin si shpëtimtarë dhe jo Myftininë e Shkupit!
Qenan Ismaili dëshiron të shpëtojë nga revidimi dhe abrogimi i vendimeve të marrura në kohën e Sulejman Rexhepit. Qenan Ismaili është më se i bindur se Shaqir Fetai, shumë shpejt do t’i hyjë edhe mohimit të shumë vendimeve të ish-reisit , sepse, Shaqir Fetait i duhet që të shpëtojë nga akuzat se është shkelësi më i madh i akteve normative në historikun e BFI-së. Qenan Ismaili i druhet këtij “rrebelimi” të Shaqir Fetait dhe të dalë sheshit se ai është bërë “myfti” në kundërshtim me të gjitha aktet normative të BFI-së, prandaj edhe ia fërkon shpinën duke menduar se Shaqir Fetai nuk do ta marrë këtë si vardisje dhe lëpirje, si një skile e vjetër.
Nuk e ka dert Qenan Ismaili nëse e largojnë apo jo nga “myftillëku”, për të me rëndësi është që të arrijë të zhvatë ndonjë shumë parashë derisa është në këtë post. Pse, ku nuk zhvati ky? Çka bëri te “Kalliri i Mirësisë”? Po te FRI-ja?! Cilës shtëpi botuese me renome i vodhi para! Sa ishin: 40 mij apo 80 mij euro! Të publikohen këto fakte?! Shumë rëndë për myslimanin e devotshëm, por fare të lehta për atë që është mësuar të vjedhë nga një denarë e deri në postin e “myftiut”!
Shaqir Fetai përmes disa “myhybëve” të vetë injorantë, luten që të lihet i qetë se, shumë shpejt do të marrë masa kundër të gjithë atyreve që kanë vjedhur nga paratë që i ka siguruar Ismet Ademi, kundër të gjithë atyreve që janë pozicionuar në BFI si pasojë e shkeljeve kushtetutare dhe preferencave të Sulejman Rexhepit. Preferencë e Mulla Sulës ka qenë edhe Qenan Ismaili, i cili ka afinitete që simpatinë e reisëve ta blejë me premtime se kurrë nuk do ta flasë asnjë fjalë për sa i përket Vakëfit të Myftinisë së Shkupit, i cili shitet pa dhimbje vetëm e vetëm që Shaqir Fetai të sigurojë rroga dhe meritat t’ia lë pushtetit që po e ndihmon “nga pak BFI-në”!
Shaqir Fetai është më se i bindur që qeveria-pushteti aktual ështe më e rëndësishme se çdo organ i BFI-së. Ai një qime të Zaevit nuk e jep për tërë Myftininë e Shkupit. Kujdes, përgjegjësi do të japin të gjithë, duke filluar nga Shaqir Fetai, Qenan Ismaili, Rijaseti dhe të gjithë anëtarët e Myftinisë së Shkupit!/Lajme7/

Leave a Reply