Shkatërrimi i hotelit në Kinë, shkon në 17 numri i viktimave

17 persona kanë humbur jetën, pas shembjes së një hoteli në qytetin lindor kinez të Suzhou.

Pas 36 orësh operacionesh kërkimi, ekipet e shpëtimit gjetën 23 njerëz nën rrënoja, gjashtë prej të cilëve u gjetën të gjallë.

Një hetim paraprak zbuloi se shembja ishte shkaktuar nga pronari që ndryshoi strukturën e ndërtesës, sipas Global Times.

Ndërtesa thuhet se ka pësuar rinovime të shpeshta në vitet e fundit.
Ndërtesa dikur kishte vetëm tre kate, por me kalimin e viteve ata kanë shtuar kate shtesë“, i tha një banor degës së lajmeve Red Star News.

Qeveria Provinciale Jiangsu paralajmëroi se personat përgjegjës do të përballen me akuza penale. Hoteli u shemb të hënën pasdite, rreth orës 15:33 me kohën lokale. Më shumë se 600 punonjës u angazhuan për shpëtimin e personave që ndodheshin në hotel.

Fillimisht besohej të ishin 18 persona në hotelin me 54 dhoma në kohën e shembjes, por më vonë u zbulua se ishin edhe pesë mysafirë të paregjistruar.

Leave a Reply