Çështja Çame, është thellësisht politike, dhe drejtësia mund të vendoset vetëm nëprmjet asaj rruge. Kështu deklaroi kryetrai i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpërtim Idrizi, në mbeldhjen e shoqatës Çamëria, duke theksuar se tashmë kjo çështje është pjesë e rëndësishme e axhendës politike shqiptare.
Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idirizi, ka deklaruar se çështja Çame, mund të zgjidhet vetëm poltikisht. Ai tha, se tashmë kjo çështje është në axhendën e poltikës dhe diplomacisë shqiptare, dhe rezoluta e ratifikuar ne Parlament është udherrefyese për këtë, ndonëse sipas tij zgjidhja kërkon ende përpjekje.
Idrizi: Komuniteti i shqiptarëve të Çamërisë nuk është një komunitet virtual, ai është një komunitet i gjallë, është në këtë sallë, është në politikën shqiptare dhe do të jetë deri në realizimin e aspiratave tona për fitimin e të drejtave të munguara të shqiptarëve të Çamërisë.
Idrizi ishte kritik mbi poltikën shqiaptre në përgjithësi, duke deklaruar se traktati miqësisë me Greqinë, i ka shërbyer vetëm shtetit Grek.
Idrizi: Edhe ky traktakt miqësie ka vepruar vetëm për palën greke, duke hapur shkolla greke apo duke hapur varreza për ushtarët grekë të rënë nëterritorin e Shqipërisë, ku ne e dimë të gjithë bashkë se ata erdhën si pushtues në vendin tonë.
Deklarat e kryetarit të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, erdhën në mbledhjen e shoqatës “Camëria”, ku Abaz Hado, u zgjodh si drejtues i ri i sajë.