Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi I ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e “Siri Kodra”.
Vizion Plus mëson se shpërthimi ka ndodhur gjatë momentit që drejtuesi I mjetit shtetasi A.B., ka hapur derën e makinës. Por pavarëisht kësaj, fatmirësisht ai nuk ka pësuar lëndime.
Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani”.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
![](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2019/10/edf7b044-4e36-424d-b802-b532c9dfc82d.jpg)