Shqipëri-Armeni, policia publikon masat e marra për zhvillimin e ndeshjes

Policia e Elbasanit publikoi masat e marra për zhvillimin e ndeshjes Shqipëri-Armeni, takim që do të zhvillohet të dielën, në orën 18:00.

Policia bëri me dije se do të bllokohet shëtitorja nga stadiumi deri te sheshi “1 Maji”, shëtitorja nga Bashkia deri te Shkolla Pedagogjike dhe qarkullimi në sheshin para Pallatit të Sportit.

Policia nënvizon se “hyrja e tifozëve në stadium do të bëhet 2 orë para zhvillimit të ndeshjes” dhe se “nuk do të lejohen në stadium fëmijët pa biletë dhe tifozët me sende të forta”.

Në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv do të jenë të angazhuar 320 efektivë policie, përfshirë edhe sektorin Kundër Krimit Ekonomik, i cili do të punojë për parandalimin e shitjes së biletave në treg të zi.

 

Leave a Reply