Ka disa ditë që vendi ynë po përballet me zjarre të përmasave të mëdha, por gjatë natës ka patur edhe dy tronditje të fuqishme tërmeti.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti i parë është regjistruar në Qukës, 5 kilometër nga Prrenjasi me magnitudë 2.4 dhe në thellësi 3 kilometër. Tërmeti është regjistruar në orën 01:42.
Ndërkohë rreth një orë më vonë, saktësisht në orën 02:36 një tjetër tërmet është regjistruar në Elbasan. Sipas specialisteve ai është regjistruar me një thellësi 16 km dhe ka pasur magnitudë 2.5.