Me vendim qeverie, sot flamuri shqiptar është vendosur ne gjysmështizë për te nderuar kujtimin e personave qe humben jetën pas tërmetit tragjik qe goditi vendin tone mëngjesin e se martes.
Dita e sotme do te jete gjithashtu dite zie kombëtare, edhe ne Republikën e Kosovës.
Jo vetëm vendet fqinje por edhe një numër i madh i shteteve anëtare ne BE janë solidarizuar me ngjarjen e rende qe tronditi vendin.
Nderkohë mësimi është pezulluar në te gjitha shkollat, kopshtet dhe cerdhet e vendit duke perfshire dhe ato jo publike.
Po ashtu edhe këshilli i lartë gjyqësor ka njoftuar se nuk do të zhvillohen gjyqe në gjykatat që ndodhen në qytetet Tiranë, Durrës, Kavajë,Krujë, Lezhë, Laç etj, deri sa autoritetet kompetente të konfirmojnë përshtatshmërinë e godinave respektive.