“Shqipëria e para në rajon për çmimin e lartë të naftës”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ditën e sotme ndaj çmimit të naftës në vend. Kryedemokrati ka zgjedhur të mos komentojë këtë situatë, por ka publikuar dy tabela që tregojnë çmimet e naftës në vendet e Europës dhe një për vendet e rajonit.E siç duket nga këto tabela, për çmimin e naftës gjatë ditës së sotme, Shqipëria renditet e para në Ballkan, e gjashta në Europë, për çmimin më të lartë për litër.

“Pa koment nga buletini i hajdutërisë qeveritare:

Ja renditja e vendeve me naftën më të shtrenjtë për ditën e sotme. Shqipëria e para në Ballkan, e gjashta në Europë”, shkruan Basha, duke sjellë edhe tabelat me çmimet.

Vendi me çmimin më të lartë të naftës ditën e sotme është Malta me 1.360 Euro, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, 1.335 euro, dhe Norvegjia, 1.321 euro. Ndërsa një litër naftë në Shqipëri shitet 1.217 euro. Në fund të listës renditet Rusia me 0.414 euro.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria kryeson për çmimin më të lartë të naftës e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia, përkatësisht me nga 1.074 dhe 1.060 euro për litër.

 

Screenshot_2016-01-16-16-43-49-1

Ndërsa në Kosovë një litër naftë tregtohet me 0.990 euro, e në Maqedoni me 0.689 euro, duke qëndruar edhe në fund të listës.

Leave a Reply