Këto ditë u publikua një dokumet shkëputur nga dosja e ndonjë anëtari të “Myslimanëve të rinjë”, lëvizje kjo që drejtohej nga ish-presidenti legjendar boshnjak, Alia Izetbegoviq dhe bashkëpunëtorëve të tij. Dokumenti flet për Shaqir Fetain, pretendentin për “reis i BFI-së”, i cili, kur ka qenë student i Fakultetit të Shkencave Islame në Sarajevë, ka bashkëpunuar, sipas dokumentit, me UDB-në nën nofkën policore “ORAO” – Shqiponja. Dikur “Albanews.tv” pat transmetuar se, në disa nga dosjet e inspektorëve dhe drejtorëve të lustruar janë gjetur disa nga emrat e hoxhallarëve dhe priftërinjve aktualë në Maqedoni.
Në dosjen e inspektorit të UDB-së për Gostivar, Temelko Boshkovski, si bashkëpunëtorë i UDB-së është gjetur emri i myftiut aktual të Gostivarit, Shaqir Fetahu, transmetonte Tetova1.
Dhe, këto ditë, në dhjetra portale është botuar një dokument i shkëputur nga ndonjë dosje e ndonjë boshnjaku në Sarajevë. Faqa e dosjes prej nga shkëputet fleta është 198, ndërsa në herën e 18 ku përmendet nofka policore “ORAO” (“Shqiponja”), jepen të dhëna konkrete mbi këtë bashkëpunëtorë i cili, sipas të gjitha gjasave, fatkeqësisht, na del të jetë pretendenti aktual për reis të BFI-së, Shaqir Fetai. Oficeri operativ para të cilit rasporton Shqir Fetai, është Stanko Dragoviq. Dëshmia është dhënë në prani të dy punëtorëve operativë të tjerë: Mile Milutinoviq dhe Elmaz Haxhispahiq, në shtëpinë e bashkëpunëtorit me nofkën “Miki”.
Sipas dokumentit, me gjasë kjo deklaratë është ndër të fundit që e jep Shaqir Fetai, sepse së shpejti ai kthehet në vendlindje. Sugjerimi i oficerit dhe nëpunësve operativë është që t’ju sugjerohet shokëve në shërbimin amë në Maqedoni që ta kenë nën kujdes “Shqiponjën” sepse është shumë vigjilent dhe tepër i gatshëm për të bashkëpunuar. Bashkëpunimi duhet të vazhdojë ndërsa i njëjti të përkrahet, të shtyhet në karrierë dhe mos të hiqet lehtësisht dorë nga ky bashkëpunëtorë!
Në dokument shihhet se si Shaqir Fetai veç të tjerash, spiunon edhe një intelektualët e shquar të Kosovës, Nexhat Ibrahimi, i cili, më vonë vite të tëra do të kalojë burgjeve të ish-Jugosllavisë! Po ashtu, Shqir Fetai para operativëve të UDB-së dëshmon edhe për një deklartë të një studenti shqiptar të vitit të parë, me emrin Ramiz Alija nga Tetova.
Në fund, udbashët konstatojnë dhe propozojnë në instanca të larta që, ta tërheqin Shaqir Fetain dhe mos të kërkojnë prej tij që edhe më tej ta përcjellë Nexhat Ibrahimin, sepse si duket tashmë në sytë e tij është komprementuar, sepse, nuk pranon të bisedojë me të.
Për më tepër, shihni dokumentin që është gjetur në dosjen e ndonjë anëtari të atëhershëm të “Muslimanëve të rinjë”! të cilën e publikon dokazm.mk.
Nëpërkëmbja e dinjitetit kombëtar shton lumturinë e Shaqir Fetait
Në analet e historisë shqiptare emri i Sasho Mijallkovit ka zënë vend krah emrit të Rankoviqit, Andriqit, Çubrilloviqit e shumë…