Një numër i madh qyetarësh nga Kosova kanë zgjedhur që të vizitojnë Shqipërinë gjatë kësaj fundjave.
Kjo ka shkaktuar fluks të madh në pikën e kalimit kufitar të Morinës, ku radha e makinave me qytetarë nga Kosova që kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në bregdetin shqiptar është e gjatë.
Mësohet se për t’iu përgjigjur këtij fluksi, autoritetet e Shqipërisë kanë vendosur pesë sportele në punë.