Pushuesit nga Kosova duket se janë shpëtimtarët e këtij seozni turistik. Të dhënat nga instituti i statistikave tyregojnë se numri I turistëve të huaj përgjatë 7 muajve të parë të këëtij viti shënoi rënie dyshifrore.
E thënë ndryshe nga janari deri në korrik numri të huajve që kanë hyrë në vendin tonë kap shifrën e 1.1 milion qytetarëve. Krahasur me të njëjtën periudhë të një viti më parë rënia është drastike me 64.7 %
Në se analizojmë të dhënat e INSTAT rënien më të vogël e kanë shënuar të ardhurit nga Kosova me 52.4%. Në shifra absolute janë 503 mijë koosvarë që kanë hyrë në vendin tonë, cka përbëjnë dhe potencialin më të madh turistik të këtij sezoni.
Rënien më të madhe me 88% e shënuan të ardhurtit nga Spanja por edhe nga Shtete e Bashkuara.
Edhe polaket që ishin një ndër shtyllat kryesorë të turizmit të huaj kanë shënuar një rënie me 85 %. E gjithë kjo situatë shkak kryesore ka pandeminë si dhe masat kufizuese që morën shumë vende.
Situata është e ngjashme edhe për shqiptarërt që kanë dalë jashtë vendit.
Rënia edhe në këtë tregues është dyshifrore. Nëse në janar –korrik 2019 kanë dalë jashtë vendit 3.1 milion qytaretarë, këtë vit numri është reduktuar në 1.6 milion. Sips të dhnave rënia është reflektuara në të gjithë llojet e transportit, si me avion, me target apo edhe me automjete.