Kjo është një arritje historike për shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë, thotë kreu i Bashkësisë së re të Shqiptarëve Ortodoksë, Branisllav Sinadinovski.“Kjo bashkësi është e barabartë me të gjitha kishat dhe grupet religjioze që ekzistojnë në Maqedoni. Kjo për ne shqiptarët ortodoksë paraqet një vepër historike, sepse tregon që të gjithë ata që na mohuan ne ju treguam se ekzistojmë. Babai im ka bërë një studim që tregon se në Rekën e epërme jetojnë 60-70 mijë shqiptarë ortodoksë. Ata u asimiluan e u mohuan nga të gjithë, po nuk hoqën dorë nga përkatësia e tyre fetare dhe etnike”– deklaroi profesori, Branisllav Sinadinoski.Shqiptarët ortodoksë duhet përkrahur nga popullata myslimane dhe bashkëjetesa mes besimeve të ndryshme fetare duhet të bëhet sipas shembullit të Shqipërisë, thanë të pranishmit në manifestimin e sotëm kushtuar shqiptarëve ortodoksë të Maqedonisë.“Unë them që duhet edhe ne shqiptarët myslimanë ta përkrahim këtë iniciativë, të jetë te shqiptarët një shembull sikurse te shqiptarët në Shqipëri që bashkëpunojnë dhe të gjitha fetë i llogarisin të barabarta. U bëj thirrje edhe hoxhallarëve dhe shqiptarëve myslimanë që t’i afrojnë vëllezërit tanë shqiptarë ortodoksë, sepse gjaku është gjak, feja është fe, dhe duhet edhe ata të kenë të drejtat e veta, t’i kthehen kombit”– tha mjeku, Adil Mustafa.“Sot promovohet edhe Bashkësia Ortodokse e Shqiptarëve në Maqedoni për të mbrojtur të drejtat e tyre. Në këtë drejtim kjo ide ka filluar që herët, që me krijimin e Shoqatës Kulturore ‘Josif Bageri’, një nga rilindasit tanë më të mëdhenj. Pas krijimit të kësaj shoqate është punuar në lidhje me botimin e disa librave, që kanë të bëjnë me shqiptarë ortodoksë dhe sot që promovohet një libër mjaft i rëndësishme i prof. Branisllavit, i cili flet për një periudhë të gjerë, që nga periudha e luftës e deri më sot, për problemin e shqiptarëve ortodoksë”– theksoi analisti dhe publicisti, Petrit Menaj.Sot u promovua edhe libri i Branisllav Sinadinoskit, “Nga shënimet e babait tim”, i përkthyer në shqip, që sjell shumë të dhëna nga hulumtimet shumëvjeçare që Sinadinovksi ka bërë në krahinën e Rekës dhe shifra konkrete për ekzistencën e shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni.
Fishekzjarrët shpërthejnë në shtëpinë e përfshirë nga zjarri në Massachusetts
Ky është momenti kur fishekzjarrët shpërthejnë brenda një shtëpie të përfshirë nga zjarri në Spencer të Massachusetts. Nuk raportohet për…