Shaqir Fetai është person akarizmatik, i stigmatizuar, apo, me myhyr në ballë, që dëshmon për modelin më të keq të kreut të BFI-së. Shaqir Fetai e ka kompleks faktin që tashmë shquhet si i vetmi shkelës kontinuitiv i akteve normative të BFI-së në historinë e këtij Institucioni. Integriteti i këtij Institucioni është ruajtur shumëfish më tepër nën kralevinën serbe se sa nën Shaqir Fetain e bëdëizuar
Shkruan Andi Rakipi, Tiranë
Shaqir Fetai ka zgjedhur një metodë tepër naive dhe të shpifur për ta imponuar veten si “personalitet” në shoqërinë tonë, e cila, është dëshmuar si kolektivitet i cili të lë të kullosësh por që di të t’i thyej edhe turinjtë hu gardhi!
Çdo takim të porositur e të kurdisur Shaqir Fetai e interpreton si “dashuri kolektive” ndaj zotërisë së tij! Sidomos, takimet me ndërkombëtarët mundohet t’i paraqesë si takime “për ta uruar reisin e dashur”, të cilëve “risi u tha”, mysafirët nderuar “u ndanë shumë të kënaqur me reisin dhe i uruan suksese”! Pra, në qendër të vëmendjes është “reisi i falsifikuar”, qëllimi i vizitës është “reisi i kontestuar”, rëndësia e këtij takimi ishte “reisi antikushtetutar”, “reisi u tha ata u ndanë të kënaqur prej tij”…
A mund të jetë arsye shkuarja e Shaqir Fetait deri në ambasadën e Arabisë Saudite në Tiranë, vetëm sa për t’i marrur konsideratat e arabëve që “i paskan” për Shaqir Fetain “si reis”! Shaqir Fetai paska vizituar këtë ambasadë sa për t’ju thënë… ndërsa këta e paskan pritur sa për ta lutur që ta pranojë ftesën që të jetë “mysafir i Mbretit”!
Me të tilla komplekse Shaqir Fetai nuk mund t’i imponohet opinionit të gjërë, nuk mund të pranohet në masë si figurë e qëlluar, e dashur dhe karizmatike, sepse, nuk ka shqiptar në botë që nuk e dinë se Shaqir Fetai është shkelësi unikat i kushtetutshmërisë së BFI-së, se është reis i falsifikuar dhe si i tillë i imponuar nga qarqet politiko-partiake (LSDM-BDI) që tashmë kanë kontroll absolute mbi BFI-në.
Shaqir Fetai me këto truqe naive nuk mund të përmirësojë imazhin e vet për të cilën ka investuar që kur ishte student dhe vegël e oficerit të UDB-së, Stanko Dragoviqit dhe, me sugjerim të këtij, “myhyb” i më vonshëm i Temlko Boshkovskit. Pikërisht për këtë fakt Shaqirt Fetai duhet të jetë më i kujdesshëm dhe mos t’i bëjë lëndë për akuza publike personat e tjerë që detyrojnë ta pranojnë kur ju shkelë në prag të derës, sepse, pa dyshim që të gjithë kritikohen se pse kanë pranuar një person të dyshimtë dhe me një të kaluar të trishtë komuniste. Nuk ka të drejtë Shaqir Fetai që t’i përdorë këta personalitete, qofshin kombëtare qofshin fetare, vetëm e vetëm t’i shërojë frustrimet dhe kompelekset e veta.
Ka mjaft tipa nga komuniteti i vet me të cilët mund të takohet dhe të flasin turpshëm për veprimet e tyre që i kanë bërë dikur e që po i përsërisin sërish, duke menduar se, vetëm duke u ngjitur në karrierë mund ta gëzojnë respektin. Të pëshurrsha në një respekt të tillë!