“Sinjalizuesit” e korrupsionit

Qeveria ka ndërtuar nje kuadër te ri ligjor për te gjithë ata qe sinjalizojnë raste korruptive, ose thënë me thjesht: spiunojnë persona qe bëjnë korrupsion. Ministri i ngarkuar me çështjet kundër korrupsionit Bledi Çuçi sqaron se projekt-ligji per sinjalizuesit synon jo vetëm te forcoje luftën kundër nje fenomeni si korrupsioni, por përpiqet qe te minimizoje abuzimin ne rastet e sinjalizimit, e per këtë arsye nuk është parashikuar shpërblim financiar për ta. Per here te pare, ligji parashikon detyrimin qe çdo subjekt privat, i cili ka me shume se 100 punonjës, duhet te caktoje një njësi përgjegjëse qe shqyrton sinjalizimet. Por ky draft i ri, nuk kaloi pa kritika nga opozita ne Komisionin e Ligjeve. Se pari deputetet demokrate ngritën shqetësimin se qe ne vitin 2006, Shqipëria e ka nje ligj qe rregullon çështjen e denoncimit te korrupsionit dhe qeveria ose mund te kishte amenduar atë ligj ose mund ta kishte shfuqizuar ate, por nuk është e nevojshme te kemi dy ligje per te njëjtën veprimtari. Ndërkohe qe përfaqësuesit e LSI ngritën shqetësimin se si mund te mbrohemi nga sinjalizimet abuzive. Megjithatë seanca e se mërkurës u fokusua vetëm tek pyetjet dhe pritet shqyrtimi ne parim e nen per nen per te pare nëse ky draft do te pësojë ndryshime.

Leave a Reply