Nga inboxi i Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI
Pikëllim në Fakultetin e Shkencave Islame për largimin e pesë diplmatëve rusë! Po ndërpitet një bashkëpunim konspirativ. Po e vuan edhe Shaqir Fetai i vetëdekonspiruar para gjithë syve të opinionit. Për shtetin do të ishte më pakë e dhimbshme sikur ta godiste Shaqir Fetain se sa që po i bie samarit, në rastin konkret, diplomatëve rusë
Kohëve të fundit po na arrijnë në inbox shumë letra nga organet e ndryshme të bashkësisë “fetare” të Shaqir Fetait! Të shumta janë nga Medresja si dhe nga Fakulteti i Shkencave Islame. Do ta botojmë një letër në vazhdim, ndërsa të gjithëve do t’ua bëjmë me dije se letra të tjera që na vinë në inbox, me lutje që t’ua ruajmë anonimatin, nuk do t’i publikojmë më. Është mirë që vetë letërshkruesit t’i publikojnë, ose të na i dërgojnë me kërkesë që t’i botojmë. Fshehjet e këtilla nga frika se Shaqir Fetai do të marrë masa me largim nga puna, janë justifikime bajate. U bëjmë apel të gjithëve që kanë fakte e argumenta le t’i publikojnë, më mirë të “ndëshkuar” nga Shaqir Fetai se sa nga Zoti! Të frikosohesh nga Shaqir Feta është ta refuzoshë të Madhin Zot, I Cili na ka mësuar që ta luftojmë të keqen, zullumin dhe hipokrizinë. Të heshtësh para Shaqir Fetait, ose, të veproshë fshehurazi prej tij, nuk është as dinjotoze, as islame dhe as burrërore. Sepse, pastaj hy në lojë turlifarë shërbimi, kurse popullata e vendit ka nevojë t’i shërbejmë Zotit duke e përjashtuar nga mesi ynë zullumqarin që e trashë zullumin në emër të fesë islame.
Më poshtë po e botojmë letrën në tërësi që ka ardhur në inbox nga letërshkruesi prej FSHI-së:
“Të dashur miq! Nuk e keni idenë se si sot, një koleg i yni, na ka rënë mazun aq fort sa verë me gojë nuk po bën!
Ministria e Punëve të Jashtme të Qeverisë së RMV ka publikuar një komunikatë në të cilën thuhet se shpallen “non grata” pesë punonjës të ambasadës ruse për të cilët ka mjaft indikacione se kishin kryer aktivitete që bien ndeshë me Konventën e Vjenës dhe se ata do të duhet të largohen nga territori i Maqedonisë së Veriut brenda një afati pesëditor. Që nga momenti kur kolegu ynë u njohtua me këtë lajm, është zverdhur i tëri. Ne, stafi akademik i FSHI-së e kemi pasur haberin edhe më herët se ai dyshohet si bashkëpunëtor i ambasdës ruse, madje se ka qenë qysh herët, ky që ia ka mbajtur lidhjet Shaqir Fetait me deputetin rus të Putinit, Abdul-Vahid Niyazov, mikun e ngushtë të Ramazan Kadirovit, por që nga ardhja e Shaqir Fetait nga pushteti maqedoas, për ta kamufluar influencën dhe kontrollin rus mbi BFI-në, e ka larguar kolegun nga kabineti i tij dhe e ka spostuar në FSHI prej nga në mënyrë “sekrete” ka ruajtur raportet dhe bashkëpunimin e përditshëm përmes “teologut” me njërin prej këtyre diplomatëve rusë (emrin e “bashkëpunëtorit rusë” e kemi fshirë qëllimisht, sepse bëhet fjalë për një teolog. Redaksia!).
Pa dyshim, u fol edhe një fakt tjetër! U tha se, shërbimet e shtetit kanë kuptuar “agjenturën” e BFI-së me ambasadën ruse në vend ndaj dhe, për ta ndërprerë këtë “bashkëpunim sekret”, mjaft të rëndë për shtetin, kanë vendosur t’i dëbojnë pesë diplomatët rusë me qëllim për ta shkëputur një lidhje destabilizuese për shoqërinë e caktuar si dhe për vetë shtetin.
Është vetëm një gjë e pakuptueshme! Pse shteti i hidhërohet gomarit dhe i bie samarit! Në këto situata të turbullta në rajon e në mbarë botën, do të ishte më mirë që shteti të merrte masa ndaj veglës së vet jo të sinqertë dhe të ndryshkur për nga morali, pra, ndaj Shaqir Fetait që, me gjasë u paska dalur ndorësh, se sa të ngatërrohet me ambasadën dhe diplomatët rusë”, thuhet në fund të letrës “anonime” të postuar nga Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup!