Snajperi i SAS ia këput kokën xhelatit të ISIS-it

Një snajper britanik qëlloi një plumb special, që i këputi kokën një xhelati të Shtetit Islamik teksa ai po mësonte rekrutët e ISIS se si t’ia heqin kokën të burgosurve.

Sipas Mirror, snajperi i forcave speciale SAS qëlloi nga 1200 metra mbi shënjestrën e tij.

Duke përdorur një plumb të veçantë, snajperi i SAS ishte pozicionuar pas informacioneve të marra në terren nga agjentët e MI6.

Tetë trupa britanikë ishin të armatosur me snajpera, mitralozë dhe raketahedhës- 12 të tjerë po prisnin në automjetet ushtarake.

Ngjarja u regjistrua në Siri.Një burim tha: “Snajperi i SAS po përdorte një Dan.338, të pajisur me një shtypës, që redukton zhurmën dhe eliminon çdo flesh që del nga tyta”.

“Një minutë më parë ai ishte aty, më pas koka e tij shpërtheu”.(Kosova Sot)

Leave a Reply