Zoti Kerry! Televizioni Publik Shqiptar nën ndikimin e fortë politik

Në një intervistë për Ora News ish studentja e bursës Fulbright, Fatjona Mejdini tregon pjesë të bisedës  në takimin me sekretarin amerikan John Kerry në Muzen Historik në Tiranë.

Gazetarja ishte një nga 8 përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe thotë se njohu sekretarin amerikan të Shtetit me problematikat që përballet Shqipëria nga korrupsioni deri tek liria e medias.

Fatjona Mejdini: “Ajo që më bërë përshtypje ishte kërkesa për tu njohur me detaje me punën tonë, duke na bërë pyetje konkrete me ato sfida që përballemi përditë. Sa i takon mediave e njoha me problemet që ka media në Shqipëri, me censurën dhe autocensurënm ndikimin që ka politika dhe format që ajo zgjedh për të ndikuar në media. Ndava dhe shqetësimin sa i takon RTSH që është një tv që sot ndodhet në situatën më të vështirë dhe nuk justifikon paratë e publikut shqiptar për ta ndjekur dhe ka qenë gjithmonë në ndikimin e fortë të politikës. Ndava perceptimin se reforma në drejtësi prek në mënyrë të drejtëpërdrejtë lirinë e mediave në vend”/Oranews.tv/

Leave a Reply