Një shtetas spanjoll u vu në pranga pasi ai i ka dërguar letra të tilla në ambasadat e Ukrainës dhe SHBA-së
Policia spanjolle ka vendosur në pranga një 74 vjeçar pasi dyshohet se ka dërguar letra-bombë në Nëntor dhe Dhjetor në ambasadat e Ukrainës dhe SHBA-së dhe disa institucione në Spanjë.
Burri, një shtetas spanjoll, u arrestua në qytetin verior të Miranda del Ebro dhe oficerët e policisë kryen gjithashtu edhe kontrolle në shtëpinë e tij pa dhënë detaje të mëtejshme.
Një person u plagos nga një letër-bombë në ambasadën e Ukrainës në Madrid gjatë vitit të kaluar. Një total prej gjashtë pako me eksploziv u dërguan, që synonin kryeministrin Pedro Sanchez, zyrat e qeverisë, një agjenci satelitore të Bashkimit Evropian dhe Ambasadën e SHBA-së midis 24 Nëntorit dhe 2 Dhjetorit.
Arrestimi erdhi tre ditë pasi New York Times raportoi se hetuesit në javët e fundit janë fokusuar në Lëvizjen Perandorake Ruse, një grup radikal që ka lidhje me organizatat spanjolle të ekstremit të djathtë të cilat organizojnë letra-bombë. Hetuesit dyshojnë se Lëvizja Perandorake Ruse (RIM), një grup radikal që ka anëtarë dhe bashkëpunëtorë në të gjithë Evropën, qëndron pas fushatës. Grupi, i cili është cilësuar si një organizatë terroriste globale nga Shtetet e Bashkuara, besohet të ketë lidhje me agjencitë ruse të inteligjencës.
Sipas Qendrës për Siguri dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Universitetit Stanford, Lëvizja Perandorake Ruse ruan kontakte me grupet neo-naziste dhe supremaciste të bardhë në të gjithë Evropën. Ambasadori i Ukrainës në Spanjë ka fajësuar Rusinë se me ndikimin e saj po dërgon letra-bombë në në ambasadën e saj të nxitura edhe nga agresioni rus. Gjykata Kombëtare e Spanjës ka hapur një hetim për terrorizëm lidhur me këtë fushatë.