Sulmuesit të Interit, Mauro Icardi, asgjë nuk po i shkon mbarë së fundmi. Për argjentinasin nuk mjaftojnë problemet në aspektin sportiv, por i shtohen edhe ato me grabitësit në Milano.Sipas asaj që publikohet te e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”, 2 persona sulmuan futbollistin në rrugë për t’i grabitur një orë dore që kapte një vlerë prej 46 mijë eurosh. Mesa duket grabitësit kanë qenë të vëmendshëm në rrjetet sociale dhe me siguri edhe ndjekës së Icardit në to, pasi ora e grabitur ishte pikërisht ajo së cilës sulmuesi i publikoi një foto përpara 2 javësh.
Kërcënim për sigurinë”/ Kongresi amerikan shqyrton mundësinë e ndalimit të tregtimit të dronëve kinezë
Rivaliteti ekonomik dhe teknologjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës tashmë është shfaqur edhe tek tregu i dronëve, ku markat…