Tahiri thyhen heshtjen sot në orën 12:00, çfarë të vërtetash do të zbardhë ish-ministri?

Për të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur se fundmi rreth çështje ku është implikuar ermi i tij, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të flas sot hapur në një konferencë për shtyp.

Në një status në Facebook, Tahiri shkruan se “Deri ne fund për te vërtetën”, duke lajmeruar keshtu komunikimin qe do te kete me mediat.

Konferenca e Tahirit vjen një ditë para seancës që do të mbahet në Kuvend nesër për imunitetin e tij, ndërsa dje kryesocialisti Edi Rama njoftoi se ai ishte përjashtuar nga grupi parlamentar i PS-së.

Prokuroria kërkon heqjen e imunitetit çka do t’i hapte rrugë pastaj një kërkese tjetër për arrestimin e tij ndërsa sot janë bërë publik edhe dy raportet e deputetëve të mazhroancës dhe opozitës në këshillin e mandateve. Neser pritet pikerisht nje vendim i keshillit te mandateve, i cili me pas do ti kaloje seances plenare diten e enjte.

 

Leave a Reply