U nis drejt Italisë ‘me urgjencë’, Xhafaj poston foto nga takimi i rëndësishëm

Largimi dje i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt drejt Italisë u interpretua se kishte lidhje me çështjen ‘Tahiri – Habilaj’, por në fakt vetë ministria më pas dha një sqarim lidhur me axhendën e ministrit.

Ndërsa sot vetë ministri Xhafaj ka postuar një foto nga takimi ku po merr pjesë me homologët rajonalë në Trieste të Italisë.

“Live nga Trieste (IT): Takim shumë konstruktiv me homologët rajonalë në kuadrin e Konferencës ndërministeriale IPA mbi Ballkanin Perëndimor”, shkruan Xhafaj në profilin e tij në twitter.

Leave a Reply