Mike Tyson që hyri në historinë e boksit botëror si kampioni më i ri i peshave të rënda.
Tyson ka falimentuar në aspektin financiar. Këtë e ka pranuar vetë ish- boksieri në një intervistë për televizionin amerikan “CNBC” duke bërë të ditur se ka humbur 500 milionë dollarë.
“Paratë? Nuk ishin kampionati im. Nuk dija t’i administroja. Nuk dija as të administroja personat që më afroheshin për pasurinë time”, tha Tyson në intervistën e tij.
Tyson hyri në falimentim për shkak të shpenzimeve të çmendura personale, divorceve dhe çeqeve të tjerë të dhëna në drejtim të ish të dashurave. Në vitin 1997 u zhvillua sfida e famshme me Evander Holyfield të cilit i kafshoi edhe veshin.
Tyson është një i alkoolizuar i penduar dhe ka përdorur edhe lëndë narkotike.
“Tani dua të jetoj jetën time esëll, nuk dua të vdes. Ndonjëherë jam një djalë i keq dhe kam bërë shumë gjëra negative dhe dua të më falin për këtë. Tani dua të ndryshoj”, vijoi Tyson.