Të gjitha kafshët e liga të “shpirtërores” së Shaqir Fetait

Pseudohumaniti, i cili (e di vetë ai!) me një fjalë nonshalante që e ka nxjerrë nga goja si buallica bajgën, ka ditur të djegë e të përvëlojë familje të tëra, fëmijë e nipër (mbase në mesin e tyre edhe persona me nevoja të veçanta) i “RESPEKTOI PERSONAT ME  AFTËSI TË KUFIZUARA TE SHOQATA “MËSHIRA” dhe të “SOS VITA”

Nga Halid Sadiku

Me rastin e 3 Dhjetorit, Ditës së personave me nevoja të veçanta, tash e sa kohë është bërë traditë që të vizitohen entet por edhe organizatat joqeveritare që merren me këtë vlerë shoqërore tejet të çmuar, të dashur e të vlerësuar ndër ne. Natyrisht, ndonëse një herë në vit, të paktën këta persona e ndjejnë përkujdesin e shoqërisë dhe mund ta shohin humanitetin në vepër të institucioneve dhe të subjekteve të ndryshme në vend. Ata që janë më serioz, të nivelit shtetëror e shoqëror, bëjnë vizita nëpër ente, nëpër hapësira të veçanta ku trajtohen këta persona por edhe nëpër shtëpi të ndryshme, ndër familje që rrisin dhe përkujdesen për persona me nevoja të veçanta. Gjithësesi, gjatë këtyre vizitave dërgohen edhe ndihma të ndryshme – enteve u dërgohen mjete mësimi, mjete elektronike, televizorë, ndonjë paisje elektrike për guzhinë, lodra të ndryshme, shoqatave që përkujdesen për persona të tillë u shpërndahen lodra, mjete që mundësojnë lëvizjen e personave që kanë nevojë për të tilla paisje, por edhe familjarëve u dhurohen, kryesisht, karroca.

Po me këtë rast, çka dhuroi Shaqir Fetai, meqë i “paska respektuar” të dy shoqatat!

Po a mund të kujtohet një person i djallëzuar deri në maje të kohës, a mund të kujtohet një person që shpirtëroren e ka përplotë me kafshë të liga, pra, një Shaqir Fetai i tillë, a mund të kujtohet që në të tilla raste nuk shkohet “si ai në dasëm”, duart në xhepa, por ndan diçka nga buxheti i institucionit të vet që të dhurojë ndonjë dhuratë sado qoftë ajo modeste! Jooo, sepse buxhetin e ka për të blerë rehati kolltuku të uzurpuar, e ka për ta blerë dhe korruptuar përkrahjen prej marionetave të kabur të tij, e ka për t’u “palluar” nëpër “qevapçillnici” si dhe për shëtitje e mëditje. I ka punët në terezi, prandaj, as që i shkon në mend që ta gëzojë këtë komunitet ndër më të veçatit në shoqërinë tonë.

Jo po, kështu ndodhë kur të jeshë “një prej ushtrisë së djallit” ku mund të aderoshë duke i bërë tjetrit keq, duke ia djegur shpirtin dhe familjen, duke shpifur e duke urryer, duke u friksuar në përballje me vlerat dhe njerzillëkun, duke e vjedhur vakëfin dhe duke e dëmtuar jetën institucionale, duke e dezorganizuar xhematin dhe duke e orientuar kah poshtrimi dhe degradimi, kah frakcionimi dhe kah rrënimi i çdo vlere islame në këtë nënqiell, të ngritur me shumë mund e sakrificë ndër brezni.

Shaqir Fetai mund të thotë (ashtu siç e ka përfunduar “informacionin”): çka dëshironi nga unë? A nuk mjafton që me prezencën tonë tek këta persona dhe tek familjarët e tyre “mbollëm emocione”! Shaqir Fetai thotë: “Vërtetë u vërejtë gëzim i madhë tek personat me nevoja të veçanta, familjet e tyre dhe mbollën emocionet tek të gjithë të pranishmit.”

Kurani i Madhërishëm flet mjaft qartë për këtë soj njeriu siç na del këtu Shaqir Fetai! Po si more paska “mbjellë emocione”! Gjëja shkakton emcione, nuk mbjell, sepse i ka mbjellur Krijuesi i Gjithësisë! Mendja e tij e djallëzuar mendon se është “krijues”! Krijuesi Mëshirëplotë, që kur e krijoi qenien e parë njerëzore, e deri më sot, të gjithë krijesat e veta në këtë botë i nxjerr, veç tjerash, edhe me emocione! Pra, qeniet njerëzore lindin me emocione dhe nuk ka nevojë që Shaqir Fetai “t’ua mbjellë emocionet”! Madje, për të mbjellë duhet të keshë “farë”! Po ç’farë mund të ketë Shaqir Fetai përveçse ato të djallit të mallkuar! Dhe ky të mbjellë diçka, “të mbjellë emocione”! Njeri pa kurfarë emocione, njeriu që nuk e emocionon askend, njeriu i stërngarkuar në shpirt me kafshët e liga – është i mallkuar, e ka haram të prezantojë nëpër manifestime të tilla, e ka haram të dalë nga oborri i shtëpisë së vet, sepse për interes të vetin mund t’i xhindosë të gjithë.  

Çka bën i xhindosuri, i mbërthyeri nga kafshët e liga? Shaqir Fetai mundohet që me zbutjen e situatës në të cilën është gjendur pasi e kanë hetuar se është përfaqësues i pseudohumanizmit, i kujtohet që t’ju shprndajë “dekorracione” atyre institucioneve e shoqatave që kan donuar ndonjë dhuratë për këta persona me nevoja të veçanta. Pra, Shaqir Fetai i “motivon” të tjerët për humanitet, derisa me këtë gjest fuqimisht dëshmon se ai dhe humaniteti janë dy nocione që nuk përputhen në asnjë pikë!

Të jeshë tallës, përçmues idiot, i prishur në shpirt, nuk mund të jeshë, njëkohësisht, edhe humanist. Pseudohumanit si puna e Shaqir Fetait, po!

Leave a Reply