Stadiumet e futbollit, teatrot, kinematë dhe restorantet nga e premtja sërish do të mund të presin mysafirë pothuajse pa kufizime, e gjithashtu do të mund të qëndrojnë të hapur deri në ora 1 pasmesnate e jo deri në 22:00 sa është aktualisht.
“Vendi sërish do të hapet. Duke marrë parasysh zvogëlimin e numrit të infektuarve, kemi arsye për optimizëm. Por duhet të jemi real. Coronavirusi nuk është zhdukur”, tha ministri holandez i Shëndetësisë Ernst Kuipers.
Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që akoma të jenë të kujdesshëm, shkruan AFP. Shfuqizimi i masave do të duhej të realizohej në dy faza. Pas fazës së parë që fillon të premten, më 25 shkurt do të realizohet edhe e dyta.