Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, ku PD pësoi një humbje të madhe votash dhe mandatesh te deputeteve, por edhe procedurave të ndërmarra nga Lulzim Basha dhe dy nënkryetarët e PD-së, të tjerë demokratë kanë kërkuar pezullim të procesit të votimit brenda partisë.
Pas peticionit të Korçës, Vlorës si dhe njësisë 7 në Tiranë, dega e PD-së në Durrës është e radhës që ka mbledhur firmat e demokratëve dhe kanë firmosur peticionin.