Të udhëzohet Shaqir Fetai e të mos ndeshet me dispozitat ligjore të vendit. Pensionimi mund ta zë në burg!

Më 27 nëntor Shaqir Fetai mbushë plotë gjashtë muaj nga ushtrimi i detyres, (si masë e dhunshme alla-serbçe), kryetar i BFI-së. Detyrë e vetme e tij për këtë kohë ka qenë që të shpallë konkurs dhe të përkujdeset për tërë procesin e zgjedhjes së kryetarit legal dhe legjitim të BFI-së dhe, vetë të kthehet në Myftininë e Gostivarit. Pas kësaj date Shaqir Fetai mund të ndiqet edhe penalisht për keqpërdorim të pozitës dhe për shkelje të ligjeve gjegjëse shtetërore

Nga Semiha Osmani, juriste


Në analizën e fundit që ia kishin bërë intervistës së Shaqir Fetait dhënë në emisionin OPEN të RMV2, veç të tjerash lexova edhe një gjë që flet për një manipulim të paqartë: ose dikush e ka manipuluar Shaqir Fetain, ose Shaqir Fetai është duke manipuluar! Një ish-myfti të sillet në këtë derexhe është turp e mëkat! Në të dyja rastet, sipas dispozitave ligjore të Maqedonisë së Veriut, Shaqir Fetai mund të ndiqet penalisht dhe ta hajë burgun. Në këtë derexhe zakonisht përfundojnë ose naivët ose demagogët.Nga intervista e Shaqir Fetait, kushdo që do ketë nerva për ta përcjellë me kujdes, do të shohë se si Fetai është shumë i vetëdishëm se duhet të ikë sa më parë pasi të zgjidhet Kryetari legal dhe legjitim i BFI-së.Megnithatë, nga ana tjetër, po ky Shaqir Fetai, na flet për planet e tij për ta reformuar BFI-në, na flet për planet dhe “platformën” e tij për t’i kryer këto “reforma”, për ta stabilizuar financiarisht dhe administrativisht këtë Institucion dhe, tek pastaj të shpallë zgjedhje për kryetar, duke shpresuar se deri atëherë do të mbledhë mjaft pikë për t’u vetëzgjedhur!E para, Shaqir Fetai, sipas deklaratës së kumtuar nga goja e vetë, ai nga “kolegët” e vet, që ishin që të gjithë bashkëpunëtorë e puthadoraxhinjë të Sulejman Rexhepit, e kishin caktuar që të zhvillojë procesin e zgjedhjes së këtij kryetari! Ligjërisht, kjo është dashur të kryhet brenda 6 muajve dhe, aktet juridike të shtetit duhet të respektohen edhe nga ana e BFI-së, ndonëse si Institucion ështe i mëvetësishëm nga shteti. E dyta, nuk ka kurrfarë shtegu ligjor që një ushtrues detyre, pasi t’i shpallë zgjedhjet, të kandidojë edhe vetë ai për këtë post, sepse paraqet konflikt interesi që sanksionohet sipas dispozitave përkatëse ligjore të vendit. Kur e tërë kjo kihet parasysh, atëherë si guxon të manipulojë Shaqir Fetai e të thotë se paska në plan të kryej reforma në BFI, ta stabilizoje financiarisht dhe administrativisht dhe tek pastaj të largohet nga “kreu i BFI”, kohë kjo që kërkon minimum dhjetë vite. A është normal ky njeri a jo. Kolegët që mund ta manipulojnë sa për të siguruar “sponsorues” si Shaqir Fetain për ndonjë drekë apo darkë, është mirë që mos të tallen me të shkretin por ta udhëzojnë dhe t’i shpjegojë se çka mund ta gjejë nëse përballet me ndonjë avokat “të sertë”!Shaqir Fetai nuk guxon të humbë kohë por, duhet ta përfundonte procesin e zgjedhjes së kryetarit të BFI-së, të cilit pastaj i takon që t’i kryej të gjithë reformat e paraparë në platformën e tij me të cilën do të konkurrojë publikisht dhe do të zhvillojë fushatë të përcaktuar në rregulloren e domosdoshme (dhe që mungon) për zgjedhjen e kryetarit të BFI-së. Shaqir Fetai po menduaka se ky është ai i caktuari që duhet t’ia pastrojë terrenin, t’ia stabilizojë organet dhe institucionet dhe tek pastaj të na vie kryetari i BFI-së. Amani ju qoftë, kolegë jurista, udhëzojeni Shaqir Fetain se mund ta hajë shumë keq, madje në moshën kur duhet ta shijojë pensioni  (sepse atij nuk po iu deshkan më shumë se edhe dy vite për pensionim).Mjaft më u manipulua dhe u kontribua në devalvimin, në talljen dhe në përligjjen e figurës së kryetarit reisul ulema të BFI-së. Mjaft më!/EPOKA/

Leave a Reply