Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Nami Tërnava ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, gjatë të cilit ka thënë se ndër prioritet e institucionit që ai drejton është kultivimi i tolerancës ndërfetare dhe ndër njerëzore.Tërnava sipas njoftimit të BIK-ut, ka theksuar se ekstremizmi, dhuna e terrorizmi nuk kanë asgjë të përbashkët me fenë islame.“Bashkësia Islame e Kosovës ndër prioritet kryesore ka kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimin ndërfetar e ndërnjerëzor që besimtarët tanë të mos preken nga ekstremizmi. Ekstremizmi, dhuna, urrejtja e terrorizmin nuk ka asgjë të përbashkët me mësimet islame dhe traditën e Pejgamberit tonë, andaj është përgjegjësi e jona që besimtarëve t’ua sqarojmë drejt fenë islame, larg interpretimeve të ngushta dhe ekstreme që fenë e përdorin për interesa tjera,”tha myftiu Tërnava.Ndërsa, ambasadori Gernot Pfandler falënderoi myftiun për pritjen, dhe shprehu interesimin për organizimin dhe funksionimin e BIK-ut.Ai më tutje tha se institucionet dhe prijësit fetarë kanë rol të rëndësishëm në edukimin shpirtëror të masës së gjerë.
Philadelphia, dy të vdekur nga një sulm terrorist derisa kishte festë për Fitër Bajram
Disa njerëz u qëlluan me armë zjarri derisa ishin duke e festuar Fitër Bajramin në Philadelphian perëndimore të Shteteve të…