Tërnava: Ekstremizmi dhe terrorizmi nuk kanë asgjë të përbashkët me islamin

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Nami Tërnava ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, gjatë të cilit ka thënë se ndër prioritet e institucionit që ai drejton është kultivimi i tolerancës ndërfetare dhe ndër njerëzore.Tërnava sipas njoftimit të BIK-ut, ka theksuar se ekstremizmi, dhuna e terrorizmi nuk kanë asgjë të përbashkët me fenë islame.“Bashkësia Islame e Kosovës ndër prioritet kryesore ka kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimin ndërfetar e ndërnjerëzor që besimtarët tanë të mos preken nga ekstremizmi. Ekstremizmi, dhuna, urrejtja e terrorizmin nuk ka asgjë të përbashkët me mësimet islame dhe traditën e Pejgamberit tonë, andaj është përgjegjësi e jona që besimtarëve t’ua sqarojmë drejt fenë islame, larg interpretimeve të ngushta dhe ekstreme që fenë e përdorin për interesa tjera,”tha myftiu Tërnava.Ndërsa, ambasadori Gernot Pfandler falënderoi myftiun për pritjen, dhe shprehu interesimin për organizimin dhe funksionimin e BIK-ut.Ai më tutje tha se institucionet dhe prijësit fetarë kanë rol të rëndësishëm në edukimin shpirtëror të masës së gjerë.

Leave a Reply