Themeluesi i Ethereum është miliarderi më i ri i kriptovalutës

Themeluesi i Ethereum është miliarderi më i ri i kriptovalutës.

Vetëm një ditë më parë, kriptovaluta e dytë më e madhe kaloi vlerën prej 3,000 dollarësh. Por kjo nuk është e gjitha, sepse çmimi i Ethereum vazhdon të rritet.

Ethereum vlerësohet aktualisht në 3,465 dollarë.

Sipas Coinmarketcap, monedha ka shënuar rritje 68 për qind në 24 orët e fundit, transmeton Telegrafi.

Miliarderi më i ri i kriptovalutës

Kërcimi në çmim e bën themeluesin e Ethereum, Vitalik Buterin  miliarderin më të ri të kriptovalutës në moshën 27 vjeç, shkruan eksperti Justin Trimble në Twitter.

Ai ka 333,520 ethereum në pronësi të tij.

Me një çmim prej rreth 3,500 dollarësh, pasuria e tij arrin në rreth 1,2 miliard dollarë.

Leave a Reply