Gjithçka e hapur për titullin kampion në Superligën shqiptare. Tre javë nga fundi distanca mes Tiranës dhe Partizanit qëndron në dy pikë, hendek që mund të rritet ose zvogëlohet në takimet e radhës. Bardheblutë kanë një kalendar më të fortë të paktën në letër, pasi sfidon rivalë që duelojnë për të shmangur rënien nga kategoria.
Skuadra e Orges Shehit do të përballet me Laçin e vendit të 5-të në kuotën e 44 pikëve. Kurbinasit qëndrojnë me 5 pikë nga zona e ftohtë e renditjes dhe do tentojnë grumbullimin e sa më shumë pikëve për të arritur mbijetesën. Ndërkaq, në sfidën e javës së 35-të, Tirana sfidon Bylisin, me ballshiotët që gjenden në zonën zonën e rënies. Në pozicionin play-out gjendet Erzeni, kundërshtari i fundit që Tirana do të sfidojë në këtë sezon për të mbyllur sezonin 2022-2023 të Superligës.
Në krahun tjetër, Partizani shpreson tek hapat fals të Tiranës, por edhe të marr maksimumin në tre takimet e mbetura. Të kuqtë sfidojnë Vllazninë këtë fundjavë, për të vijuar më pas kundër Kastriotit të vendit të fundit dhe Teutës, që ndodhet vetëm 3 pikë nga zona që të rrezikon zbritjen një kategori më poshtë.
Maratona e Tiranës, kush janë fituesit e distancës 10 km
Janë shpallur fituesit e Maratonës së Tiranës për distancën 10 km. Në podiumin e meshkujve, David Nikolla nga Shqipëria u…