Shpresë për reduktimin e ndotjes nga plastika

Mund të ulet deri në 80% deri në 2040, nëse shtetet bien dakord të ndryshojnë politikat

Ndotja nga plastika mund të reduktohet deri në 80% brenda vitit 2040, nëse shtetet dhe industritë do të pranonin ndryshime poltike dhe tregu, duke përdorur të njëjtat teknologji.

Ky është thelbi i një raporti të Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara, që vendos theksin tek ekonomia rrjedhëse, pikërisht para raundit të dytë të negociatave që do të mbahen në Paris, mbi një marrëveshje globale për të anulluar përdorimin e plastikës.

3 janë zgjidhjet sipas raportit, ndër të cilat, ripërdorimi, që do të sillte një reduktim prej 30% të ndotjes në 17 vitet e ardhshme, riciklimi, që sjell një tjetër ulje prej 20%-50% dhe së fundmi riorientimi i prodhimit, me 17 % më pak plastikë duke përdorur materiale alternative.

Kalimi në nivel global në një ekonomi rrjedhëse do të sillte në total, duke përfshirë edhe pasojat, rreth 4500 milliard USD. Por ky transformim tregu do të sillte edhe hapjen e 700 mijë vendeve të reja pune.

Leave a Reply