Inspektorë të Mbrojtjes së Territorit u përplasën me disa nga familjet rome, banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i “Unazës së Madhe”. Aksioni u përqendrua pranë “Pallatit me Shigjeta” ku preken 9 familje të komunitetit rom. Ata kundërshtuan prishjen e banesave, pasi sipas tyre, nuk janë lajmëruar dhe as nuk kanë marrë dëmshpërblimet. Disa prej tyre, nuk pranuan të dilnin nga banesat. U desh ndërhyrja e forcave speciale të policisë, të cilat bënë të mundur lirimin e banesave dhe vijimin e aksionit. Projekti për ndërtimin e “Unazës së Madhe” kalon në disa zona të banuara, për të cilat qeveria ka bërë njoftimet përkatëse. Për çdo prishje, do të ketë kompensime me vlerën e tregut.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se i vodhi zgjedhjet lokale të 2023-shit.
Gjatë takimit me demokratët e Degës Nr. 9 në Tiranë, Berisha theksoi se me protestat e tyre, ata e shndërruan…