Deputeti i LDK’së, Fetah Rudi, në një intervistë ka thënë se kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, ka thënë se arma që e ka vra Xhemail Mustafën, e ka plagosur edhe Fetah Rudin.
“Aleknsandër Lumezi ka thënë se arma e njëjtë e ka vra Xhemail Mustafën dhe e ka plagos Fetah Rudin”, ka thënë Rudi.
Tutje, deputeti ka thënë se Zogaj i kishte treguar Rudit se urdhërdhënës për vrasjen e Fetah Rudit, ka qenë Fatmir Limaj.
“Agim Zogaj më ka thënë që urdhrin ma ka dhënë Fatmir Limaj por nuk të kam vrarë, pasi që e kam ditur çfarë ke bërë për UÇK-në. Ai më ka thënë se pasi që nuk e ka kryer punën, e ka rrezikuar jetën e tij, pasi që edhe atë kanë dashur ta vrasin”, ka thënë Rudi në kanal10./BotaSot/