Në prag të votimit të Dhomës në Kongresin amerikan për aktakuzën ndaj Presidentit Donald Trump ku shumë qytetarë kanë dalë në rrugët e SHBA-së.
Në disa nga banderolat Trump është fajtor, “Trump-Putin 2020” lexohet në disa banderola që mbajnë në duar protestuesit, të cilët kërkojnë shkarkimin nga posti i presidentit.
Kryetarja e Dhomës gjithashtu do të shpalos ‘hartën’ e rrugës së përshkruar nga demokratët për fajësimin e Trump i cili akuzohet se ka ushtruar presion mbi homologun e tij ukrainas për rihapjen e hetimit për korrupsion ndaj djalit të ish zv/presidentit Joe Biden, me qëllim goditjen e këtij të fundit në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, për shpërdorim të pushtetit dhe pengim të hetimit të Kongresit.
Dhoma e Kongresit, rreth orës 15:00 do të ketë një debat prej rreth një ore mbi rregullat e përshkruara për votimin, dhe deputetëve do t’u kërkohet të shprehen në këtë drejtim dhe rreth orës 16 do të votohen dy nenet për fajësimin e presidentit, proces i cili më pas do të zhvillohet edhe në Senat.
Presidenti Trump, në prag të një prej ditëve më të rëndësishme për procedurën e fajësimit, ka akuzuar lideren demokrate të Kongresit, Nancy Pelosi, për “minimin e demokracisë” përmes “një procesi politik” të cilin ai e ka quajtur “grusht shteti”.
Trump do të jetë presidenti i tretë në historinë amerikane që do të akuzohet, pas Andreë Johnson, Richard Nixon dhe Bill Klinton. Askush nuk është larguar nga detyra dhe me shumë mundësi Trump gjithashtu, duke marrë parasysh që Senati, ku do të zhvillohet gjyqi, ka një shumicë republikane.