Trump: Kim Jong-un bëri një veprim të mençur

Përkundër që më herët, presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se se SHBA-të do t’i përgjigjen me zemërim Koresë Veriore, tash Trump e ka përgëzuar liderin e Koresë Veriore Kim Jong-Un, duke thënë se ka marrë një vendim të fortë.

Trump tha se Kim ka sjellë një vendim shumë të arsyeshëm, duke shtyrë lansimin e raketave në drejtim të territorit amerikan Guam, gjë e cila shtoi tensionet ndërmjet dy vendeve dhe shtoi frikën nga një konflikt i mundshëm ushtarak.

“Alternativa do të ishte e papranueshme dhe katastrofale”, ka thënë Trump në Twitter.

Leave a Reply