“Nëse qeveria ime frikësohej nga çmimi politik, nuk do të mundej as ta nxirrte vendin nga kriza dhe programi ekonomik, as dhe të gjejë zgjidhje për sistemin e sigurisë, as edhe të përballet me krizën e refugjatëve, as edhe ta zgjidh emrin, as të promovojë dialogun e domosdoshëm me Turqinë edhe krahas vështirësive, as edhe të bëjë ndryshime radikale të nevojshme në sferën e të drejtave njerëzore”.
Këtë në prag të vizitës në Shkup në intervistën për AIM e ka thënë kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ku ka folur edhe për bisedimet e ardhshme me homologun e tij Zoran Zaev dhe delegacionin e dy vendeve dhe planet e ardhshme për bashkëpunim.
Sipas Tsiprasit, Marrëveshja e Prespës ka inspiruar shumëkënd i cili njohu se është e mundur të zgjidhen dallimet ndërkombëtare me respektim të ndërsjellë, duke siguruar interesat e saja pa e nënçmuar palën tjetër.
“Megjithatë ka pasur çmim politik, pasi një pjesë e rëndësishme e popullit grek ka qenë seriozisht e shqetësuar për këtë çështje. Përgjegjësi e jonë – e imja dhe e Zoranit, është të tregojmë se popujt tanë mund vetëm të fitojnë nga rruga që është hapur. Poashtu, përgjegjësi e jonë është t’u përgjigjemi forcave të nacionalizimit që në botën e sotme forcohen dhe synojnë të na kthejnë në kohët e turbullta”, tha Tsipras.
Ai gjithashtu ka theksuar se vizita e tij nesër në Shkup është e rëndësisë historike, e bazuar në vizion të ri strategjik për dy vendet, zbulon se do të vjen me 10 ministra dhe do të nënshkruhen disa marrëveshje në sfera të ndryshme.
Tsipras tha se Greqia dhe Maqedonia e Veriut patjetër të jenë partnerë dhe aleatë, duke shtuar se Athina duhet të ketë fqinj stabil verior dhe të sigurt, ndërsa Shkupi ka nevojë për fqinj të fuqishëm që do të mbështes hapat e saja drejt perspektivës evropiane./Telegrafi/