Turqi/ 7.006 të shëruar dhe 6.562 raste të reja me COVID

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 6.562 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 641 pacientë simptomatikë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2,47 milionë, prej të cilëve 25.993 kanë vdekur, përfshirë 128 viktima brenda ditës së fundit.

Po ashtu, 7.006 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në mbi 2,36 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar, paraprakisht të rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Mbi 29,63 milionë teste të dyshuara për COVID-19 janë kryer në Turqi që nga shpërthimi i pandemisë, me 136.418 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 që janë në gjendje kritike ra në 1.634.

Turqia filloi fushatën e vaksinimit më 14 janar, duke filluar me punonjësit shëndetësorë së bashku me zyrtarët e lartë, për të inkurajuar popullin të ketë besim në vaksinim.

Leave a Reply