Një komisariat policie në Stamboll u sulmua sot nga dy gra me armë automatike e granata dore.
Pas incidentit, gratë u larguan nga vendngjarja e u fshehën në një godinë aty pranë, ku forcat e rendit i rrethuan shumë shpejt. Pavarësisht përpjekjeve për kapjen e tyre të gjalla, autoret e sulmit u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit. Arsyeja e veprimit ekstrem nuk dihet ende. Si Stambolli ashtu dhe Ankaraja janë tronditur nga një seri sulmesh të përgjakshme këto muajt e fundit./ Top Channel