Turqia dënon me forcë sulmin e forcave izraelite në xhaminë Al-Aksa në Palestinë

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë bëri një deklaratë me shkrim rreth sulmit të forcave izraelite ndaj besimtarëve myslimanë në xhaminë Al-Aksa.

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë bëri një deklaratë me shkrim rreth sulmit të forcave izraelite ndaj besimtarëve myslimanë në xhaminë Al-Aksa.

“Ne dënojmë me forcë sulmet e forcave izraelite të sigurisë kundër palestinezëve që faleshin në xhaminë Al-Aksa, që la të plagosur shumë civilë palestinezë”, shkruhet në deklaratë.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë izraelite, e cila shkaktoi incidentet e kësaj mbrëmjeje duke synuar lirinë e adhurimit të popullit palestinez dhe statusin e al-Haram al-Sharif gjatë muajit të Ramazanit, që t’i japë fund politikave të saj agresive dhe provokuese dhe të veprojë me mendje te shëndoshë.

Sot, hapat që mund të ndërmerren në forumet ndërkombëtare u diskutuan ministrin e Punëve të Jashtme të Palestinës, Riyad al-Malki, i cili po viziton vendin tonë me ftesë të Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu dhe Turqia do të vazhdojnë të mbështesë kauzën e drejtë të popullit palestinez”, shkruhet në deklaratën me shkrim të Ministrisë së  Punëve të Jashtme e Turqisë.

Leave a Reply