Bujar Nishani jep ‘recetën’ për të rrëzuar Ramën, tregon si mund të rikthehet PD në qeveri

Ish-presidenti Bujar Nishani, ka treguar dhe mënyrat se si mund të forcohet Partia Demokratike , në mënyrë që të rikthehet në qeveri.

“Ndryshimi i madh që u bë në vitin 2005, erdhi pikërisht për këtë që ofroi personalitete, po ashtu unifikoi idenë. Ishte etje për opinionin publik që kishte të bënte me luftën kundër korrupsionin. Ky është një problem i madh, pasi nuk ke arritur që të fitosh besimin e shumicës së shqiptarëve. Çështja e mungesës së besimit të publikut është një problem që ekziston. PD dhe aleatët e saj kanë pasur problemin më të madh se nuk kanë depërtuar tek pjesa e heshtur e publikut. Mua nuk më intereson fare se çfarë mendon Rama, ai e bën në interes të synimit politik të tij. Mua më intereson që e djathta, duke bërë dhe analizën, të kalojë në atë që është një spektër. Në këtë spektër duhet të përfshirë programet, idetë dhe interesat e pjesës së popullsisë që është sot më aktive”, tha Nishani në Opinion.

Leave a Reply