Turqia nuk ka ndërmend të “ulë kokën”. Ankaraja ka planifikuar një stërvitje ushtarake në zonën detare mes ishujve të Rodosit dhe Kastelorizos.
E veçanta e këtij ushtrimi është se ndryshe nga herët e tjera do të përdoren plumba të vërtetë dhe jo manovër.
Turqia ka lëshuar një Navtex duke paralajmëruar të gjitha anijet që do të jenë në këtë zonë.
Stërvitja pritet të zhvillohet më 29 Shtator. Ky njoftim vjen pas vendimit të palëve për të ulur në tavolinë zyrtarët javën e ardhshme.
Pritet që në Stamboll të zhvillohet një takim mes diplomatëve të të dyja vendeve.