Vazhdojnë të vijnë reagimet nga Turqia për sulmet e Armenisë ndaj Azerbajxhanit

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë Mustafa Sentop, tha në një deklaratë në llogarinë e tij në median sociale Twitter se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë së bashku me të gjitha forcat e saj pranë Azerbajxhanit.

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë Mustafa Sentop, tha në një deklaratë në llogarinë e tij në median sociale Twitter se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë së bashku me të gjitha forcat e saj pranë Azerbajxhanit.

“Sulmet e fundit ndaj civilëve kanë treguar se Armenia nuk është vetëm një kërcënim për Azerbajxhanin, por një shtet terrorist i papërfillshëm për sa i përket paqes në të gjithë rajonin dhe është vetëm përgjegjës për pasojat që do të lindin. Turqia do të vazhdojë të qëndrojë me të gjitha forcat e saj pranë Azerbajxhanit”, bëri të ditur Kryeparlamentari Sentop.

Ndërkaq Zëvendëspresidenti Fuat Oktay në deklaratën e bërë në Twitter tha: “Dënojmë fuqimisht sulmin e ndyrë të kryer nga Armenia ndaj territoreve azerbajxhanase këtë mëngjes. Provokatori i vërtetuar Armenia edhe një herë i tregoi botës se çfarë kupton nga e drejta, ligji, premtimi dhe armëpushimi. Tani është koha që bashkësia ndërkombëtare t’i shohë këto dhe të ndajë të drejtën nga e gabuara. Turqia është ashtu siç është e nevojshme pranë vëllezërve të saj azerbajxhanas”.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar për sulmin e Armenisë ndaj Azerbajxhanit tha se “Pengesa më e madhe për paqen dhe stabilitetin në Kaukaz është qëndrimi agresiv i Armenisë. Ai duhet të ndalet menjëherë nga ky agresion që do t’i vërë zjarrin rajonit”.

“Dënojmë ashpër këtë sulm tinëzarë. Ne jemi gjithmonë pranë vëllezërve tanë azerbajxhanas në luftën e tyre të drejtë për mbrojtjes e integritetit territorial”, bëri të ditur Akar.

Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalin në një deklaratë që bëri në Twitter gjithashtu tha se Armenia shkeli armëpushimin duke sulmuar vendbanimet civile.

“Shoqëria ndërkombëtare duhet të ndalojë menjëherë këtë provokim të rrezikshëm. Turqia është pranë Azerbajxhanit kundër këtyre sulmeve. Kërkojmë mëshirën e Allahut për vëllezërit tanë azerbajxhanas që humbën jetën në këto sulme. Azerbajxhani nuk është vetëm, por ka mbështetjen e plotë të Turqisë”, bëri të ditur Kalin.

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Omer Çelik, në postimin e tij në llogarinë e tij në Twitter, dënoi ashpër sulmet e Armenisë kundër Azerbajxhanit dhe vijoi me këto fjalë: “Armenia edhe një herë bëri një provokim të paligjshëm. Rrjetet e masakrave të lidhura me Armeninë kryejnë krime kundër njerëzimit me këto sulme. Komuniteti ndërkombëtar duhet të ngrejë zërin e tij kundër Armenisë”./TRT/

Leave a Reply