Largimi dje i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt drejt Italisë u interpretua se kishte lidhje me çështjen ‘Tahiri – Habilaj’, por në fakt vetë ministria më pas dha një sqarim lidhur me axhendën e ministrit.
Ndërsa sot vetë ministri Xhafaj ka postuar një foto nga takimi ku po merr pjesë me homologët rajonalë në Trieste të Italisë.
“Live nga Trieste (IT): Takim shumë konstruktiv me homologët rajonalë në kuadrin e Konferencës ndërministeriale IPA mbi Ballkanin Perëndimor”, shkruan Xhafaj në profilin e tij në twitter.