Shuhen dilemat, gjysmëfinalet dhe finalja e Europianit do luhet në Londër
Gjysmëfinalja dhe finalja e Euro 2020 do të zhvillohet normalisht në Wembley. Është ky lajmi që vjen nga Komiteti më i lartë i futbollit Europian, UEFA që ka konfirmuar edhe njëherë se plani për zhvendosjen e raundit final të turneut të kësaj vere nuk do të ndodh dhe do të luhet sipas planit.
Rastet e shumta të Covid-19 në ditët e fundit në Britaninë e Madhe kanë shtuar dyshimet se finalja e Europianit të mund të zhvillohet me prezencë tifozësh.
“UEFA, Federata Angleze dhe autoritetet Angleze po punojnë ngushtë së bashku me sukses për të organizuar gjysmëfinalet dhe finalen e EURO në Wembley dhe nuk ka plane për të ndryshuar vendin për këto duele” thuhet në njoftimin e organit qeverisës së futbollit Europian.
Wembley është planifikuar të presë gjysmëfinalet më 6 dhe 7 korrik para finales së 11 korrikut. Nëse diçka e tillë dështon, qytetet alternative për të organizuar finalen e Europianit është Roma dhe Budapesti.