Edhe pse Paul Walker është larguar nga kjo jetë, vajza e tij e vetme, Meadow, vazhdon akoma të jetë pjesë e familjes së “Fast & Furious”.
16-vjeçarja e ka konfirmuar këtë gjë ditën e martë, duke publikuar një fotografi nga premiera e filmit “Furious 7”, në Los Angeles.
Në foton e postuar në Instagram, ajo shfaqet së bashku me mikun e babait të saj Vin Diesel dhe me aktoren Elsa Pataky.
Me krahun e Elsës të hedhur rreth qafës së Meadow dhe me Vinin serioz në anën tjetër, mund të themi me siguri se kjo është një foto që Paul do kishte qenë shumë i lumtur ta shihte.
Diesel gjithmonë e ka shprehur se Paul ishte për të një vëlla, kështu që padiskutim, ai e konsideron Meadow si mbesën e tij.